Ekspertizë Teknike dhe Projekte Inxhinierike me Standard Profesional

BaxhakuING sh.p.k. ofron shërbime të specializuara në: vlerësim dëmesh të automjeteve, ekspertiza aksidentesh rrugore, projekte të sinjalizimit rrugor dhe këshillime profesionale teknike. Ne sigurojmë saktësi teknike, paanshmëri dhe dokumentim të plotë për çdo rast.

Pse BaxhakuING sh.p.k.?

  • • Ekspertizë e konsoliduar në analizën e aksidenteve rrugore dhe vlerësimin e dëmeve të automjeteve, e mbështetur nga inxhinierë me përvojë të gjatë profesionale.
  • • Projektim profesional i sinjalizimit rrugor, me eksperiencë të gjatë në realizimin e projekteve të standardizuara dhe të sigurta.
  • • Besueshmëri dhe saktësi teknike, e garantuar nga ekipi ynë i specializuar dhe i kualifikuar në fushat inxhinierike dhe teknike.
road engineering

Rreth BaxhakuING

BaxhakuING shpk është një firmë inxhinierike e specializuar në inxhinierinë e komunikacionit, hetimin e aksidenteve dhe sigurinë rrugore. Ekipi ynë multidisiplinar kombinon aftësi të inxhinierisë mekanike me analiza të trafikut për të ofruar zgjidhje të besueshme dhe të bazuara në të dhëna.

  • Specialistë me përvojë në rindërtimin e aksidenteve
  • Projektues të certifikuar të sinjalizimit rrugor
  • Ekspertë AutoCAD për vizatime teknike të sakta
expertise

Shërbimet tona

Vlerësimi i dëmeve të automjeteve

Ofrimi i inspektimeve dhe vlerësimeve profesionale të dëmeve për automjete. Raportet tona përfshijnë përshkrim teknik të dëmit, përllogaritje të kostos së riparimit dhe dokumentim fotografik, të vlefshëm për kompani sigurimi, institucione ligjore apo qëllime administrative.

Ekspertiza e aksidenteve rrugore

Realizojmë analiza teknike për përcaktimin e mekanizmit të ngjarjes, pikës së goditjes dhe dinamikës së aksidentit. Çdo raport mbështetet në matje precize, dokumentim vizual dhe përpunim analitik, duke siguruar përfundime të qarta dhe të argumentuara.

Projekte të sinjalizimit rrugor

Projektim i sinjalistikës horizontale dhe vertikale të rrugëve sipas standardeve të sigurisë rrugore. Projektet tona ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve, duke u bazuar në analiza reale të terrenit dhe të dhënat e ekspertizave.

Këshillime profesionale dhe sherbime të ndryshme

Ofrimi i konsulencave teknike, mendimi profesional dhe dokumentimit të plotë për çështje që lidhen me dëmet materiale, inspektimet dhe analizat teknike. Raportet dhe dosjet përgatiten në formë të strukturuar, të përdorshme për qëllime ligjore, administrative ose teknike.

Procesi i Punës

1. Kërkesa dhe konsultimi fillestar

Konsultim paraprak dhe kuptim i nevojave të klientit.

2. Inspektimi dhe mbledhja e të dhënave në terren

Mbledhja e të dhënave reale për analizë të saktë.

3. Analiza ose projektimi teknik

Përpunim profesional i të dhënave dhe krijim i zgjidhjeve teknike.

4. Hartimi i raportit / projektit profesional

Dokumentimi i rezultateve në format të qartë dhe të strukturuar.

5. Dorëzimi i dokumentacionit zyrtar dhe komunikimi me klientin

Komunikim direkt dhe dorëzim i dokumenteve përfundimtare.

Kontakti

Adresa: Rruga Ukë Bytyqi, Prishtinë

Tel: +383 44 614 940

Email: tasip.baxhaku@baxhakuing.com

Website: www.baxhakuing.com

Orari: Hënë–Shtunë: 8:30 – 17:30